Pas ambasadores se SHBA edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas mos arritjes së një marrëveshjeje mes partive politike për Reformën Zgjedhore, pasi opozita ne momentin e fundit ka nxjerre kushte te reja.

“Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.”- shkruan Soreca në Twitter