Tregtia e paligjshme e jetës së egër si edhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera me natyrë të egër, janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së numrit të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra tek njerëzit. Liderët e Kombeve të Bashkuara, OBSH dhe WWF International, ka deklaruar se pandemitë si ajo e koronavirusit janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu, dhe bota, ka injoruar këtë realitet të zymtë prej dekadash.

Tregtia e paligjshme e jetës së egër si edhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera me natyrë të egër, janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së numrit të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra tek njerëzit. Ndërkohë, organizatat, bëjnë apel për një ringritje të gjelbër dhe të shëndetshme nga pandemia e Covid 19, në mënyrë të veçantë duke reformuar mënyrën se si menaxhohen fermat e të mbjellat dhe dietat e papërshtatshme.

Në një raport të WWF, të publikuar të mërkurën, paralajmërohet se rreziku i një sëmundjeje të re që kalon nga kafshët e egra tek njeriu, në të ardhmen, është më i lartë se kurrë, me potencialin për të shkaktuar kaos në shëndetin, ekonomitë dhe sigurinë globale. Të gjithë qeverive të botës i kërkohet ndërkohë hartimi dhe zbatimi i ligjeve për të eliminuar shkatërrimin e natyrës dhe publikut i kërkohet po ashtu të ndjekin dieta më organike. Kreu i WWF në Mbretërinë e Bashkuar tha se marrëveshjet tregtare pas Brexitit që nuk arrijnë të mbrojnë natyrën, do të linin që në Britani do të rritet rreziku për një pandemic tjetër.

“Ne kemi parë që shumë sëmundje shfaqen ndër vite, të tilla si Zika, Aids, Sars dhe Ebola dhe të gjitha ato kanë origjinën nga popullsia e kafshëve në kushte të presioneve të rënda mjedisore, “tha Elizabeth Maruma Mrema, drejtuese e konventës së KB për diversitetin biologjik, Maria Neira , drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit për mjedisin dhe shëndetin, dhe Marco Lambertini, kreu i WWF International

Sipas raportit, 60-70 për qind e sëmundjeve të reja që janë shfaqur tek njerëzit që nga 1990, vijnë nga bota e egër. Në të njëjtën periudhë, 178 milionë hektarë pyje janë prerë, hapësirë kjo shtatë herë më e madhe se Britania.Raporti WWF ka nxjerrë konkluzion se nxitësit kryesorë për sëmundjet që lëvizin nga kafshët e egra te njerëzit janë shkatërrimi i natyrës, intensifikimi i bujqësisë dhe prodhimtarisë blegtorale, si dhe tregtimi dhe konsumi i kafshëve të egra me rrezik të lartë.

Raporti nxit të gjitha qeveritë të futin dhe zbatojnë ligje për të eleminuar shkatërrimin e natyrës nga zinxhirët e furnizimit të mallrave dhe publikut për t’i bërë dietat e tyre më të qëndrueshme. Viçi, vaji i palmës dhe soja janë ndër mallrat që lidhen shpesh me shpyllëzimin dhe shkencëtarët kanë thënë që shmangia e mishit dhe produkteve të qumështit është mënyra e vetme më e madhe për njerëzit për të zvogëluar ndikimin e tyre mjedisor në planet.

Burimi: The Guardian