Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë dhe moderatorja e njohur shqiptare e ka dhënë lajmin e bukur përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj. Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit dhe deri tani është aluduar se Arbana do sjellë një jetë një djalë. Mirëpo, duket se dyshimet kanë marrë fund mbrëmjen e sotme, pasi gjatë episodit të fundit të “Dua të të bëj të lumtur”, stafi i ka bërë Arbanës një surprizë.

Gjejeni çfarë… I kanë blerë rroba për bebushin dhe rrobat ishin të gjitha ngjyrë blu, pra rroba për djemë. Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj. Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat. Megjithatë, tani ata nuk fshihen më për publikun dhe tregojnë hapur çdo gjë edhe lajme të bukura si ky i pritjes së ëmbël.