Tani që vetëm dy ditë na ndajnë nga korriku, me siguri shumë prej jush kanë planifikuar pushimet e verës. Nëse po, atëherë një lajm i mirë na vjen nga meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, i cili ka thënë se temperaturat do të rriten gjatë javës. Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora, ai ka treguar se vlerat termike do të shkojnë deri në 37 gradë.

“Vlerat termike ditën e sotme do jenë shumë të larta pasi pritet që ato të shkojnë deri në 36-37 gradë celcius përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të shkojë deri në 14-15 gradë celcius. Pjesa më e madhe e territorit do jetë me mot të kthjellët përjashtuar skajin verior ku pritet të ketë prezencë të pakët të reshjeve të shiut.

Deri ditën e premte pritet që zonat bregdetare dhe pjesa më e madhe e vendit të jenë në dominimin e kthjellimeve. Në fundjavë do kemi ulje të vlerave termike deri në 34 gradë celcius.