Agjencitë prestigjioze të lajmeve, ajo franceze AFP dhe italiane ANSA kanë publikuar një video me pamje nga bregdeti shqiptar, ku qytetarët dhe turistët kanë nisur të bëjnë plazh pas daljes nga izolimi për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rritjes së temperaturave.

Më këto pamje mbresëlënese nga bregdeti shqiptar ato ftojnë turistët të frekuentojnë plazhet shqiptare, që vitet e fundit kanë pasur një rritje të konsiderueshme, jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe atë malor.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.