Nesër do të zhvilllohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, ai i gjuhës së huaj. Në gjithë vendin janë 32. 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.Maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri” që u shemb për tu rindërtuar, do t’i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla “4 Dëshmorët” dhe “Fan Noli”. Për herë të parë maturantët do t’i japin provimet në masat anti-covid.