Një urë e re Bailey është drejt përfundimit në Pajun të njësisë administrative Papër, në Elbasan. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se “ura, e cila po ndërtohet nga Forcat e Armatosura është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të jetë në dispozicion të banorëve të zonës”.

Sipas Ballës kjo është ura e dytë që ndërtohet në këtë zonë brenda një harku të shkurtër kohor dhe për këtë ai falënderoi Forcat e Armatosura.

“Edhe një punë tjetër publike në Papër, Bashkia Elbasan drejt përfundimit. Vijon puna për urën e dytë në Pajun. Faleminderit Forcave të Armatosura”, tha Balla.