Interi mund të vendosë të mbajë mesfushorin Radja Nainggolan në ekip nëse nuk firmosin me Arturo Vidalin nga Barcelona. “Ninxha” rikthehet nga huazimi i tij prej Cagliarit, pasi nuk ka një opsion për t’u blerë nga skuadra ku luan aktualisht.Conte do që të ketë në skuadër mesfushorin e Barcelonës, pasi Vidal do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij. Tuttosport nga krahu tjetër shkruan se CEO Beppe Marotta po mendon të rikthejë në ekip Nainggolan.

Zikaltrit mund të përdorin paratë për afrimin e Vidalit në një krah tjetër, për të blerë kartonin Tonalit. Mbetet për t’u parë se vera pritet të jetë e zjarrtë.