Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 18 –vjetorin e rikthimit të familjes mbretërore në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se rikthimi i familjes së Ahmet Zogut ishte një akt pajtimi dhe shton se roli i tij në formimin e shtetit modern është i pamohueshëm.

Më tej ai shton se në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ia vlen te kujtojme se Monika Kryemadhi, bashkeshorte e Metes ne ate kohe, ka qene shoqeruese e familjes mbreterore gjate zbritjes nga avioni ne atdhe.

Berisha nuk e kishte lejuar familjen mbreterore te rikthehej ne Shqiperi, nderkohe qe kishte ridebuar Leka Zogun nga Atdheu!

“Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut. ??”, shkruan Meta.