Mediat britanike kanë dhënë së fundmi lajmin e bukur që ka surprizuar lexuesit në mbarë botën. Thuhet se Meghan Markle dhe Duka Harry do të bëhen prindër për herë të dytë! Sipas zërave jozyrtarë, Dukesha do ta bëjë të voglin Archie Harrison me një motër ose një vëlla. Baby Archie is definitely ginger, Prince Harry and Meghan confirm …

Mediat shtojnë faktin se në fotot e videot e fundit të Meghan Markle shfaqet vetëm fytyra e saj, e cila mesa duket po përpiqet të fshehë barkun e rrumbullakosur. Ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga çifti dhe gjithçka mbetet ende në kuadër të aludimeve. Disa muaj më parë, Meghan dhe Harry hoqën dorë me dëshirë të plotë nga statusi mbretëror dhe nisën jetën e re në Kanada. Madje, dyshja është shprehur edhe më herët se ka dëshirë të zgjerojë familjen, ndaj mezi po presim të mësojmë nëse lajmi i pritjes së ëmbël është i vërtetë!