16 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin apel për qytetarët të mjekut të Spitalit të Traumës Vilson Ruçi, Prof.Vilson Ruçi, Shef i Shërbimit të Ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës në videomesazhin e tij drejtuar qytetarëve thekson se virusi është ende një rrezik dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos bëhen hapa pas.

“COVID-19 është akoma mes nesh, është i rrezikshëm. Duhet të ruajmë veten dhe njeri-tjetrin, familjarët. Të izolojmë pacientët në rrezik, moshat e vjetra dhe personelin mjekësor. Të mos kthehemi pas, sukseset i kemi arritur. Hapjen, zhvillimin ekonomik, marrëdhënien me botën ti ruajmë si sytë e ballit”, shprehet mjeku.