Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka shtyrë dasmën e saj për të tretën herë. Ajo kishte vendosur të martohej më 18 Korrik, por një takim i Këshillit në Bruksel, duket se nuk ja ka mundësuar as këtë herë.

”Mezi po pres të martohem me këtë njeri të mrekullueshëm. Por nuk qenka e lehtë dhe tashmë ka një takim të Këshllit në Bruksle, i thirrur pikërisht atë të shtunë të Korrikut, kur ne kishim planifikuar të martoheshim. Por mua më duhet të bëj punën dhe të kujdesem për interesat e danimarkës. Ndaj na duhet t’i ndryshojmë plane sërish. Së shpejti do të martohemi. Mezi pres të them po. Fatmirësisht Bo është i duruar”, ka shkruar ajo përmes një postimi në FB. Samiti i Këshillit Evropian do të mbahet më 17 dhe 18 korrik, me prezencën e 27 vendeve dhe është i pari ku liderët do të takohen fizikisht që pas pandemisë.