Për dy dekada drejtësia në Kosovë ka qenë në kontrollin e ndërkombëtare, tha kryeministri Edi Rama, të cilët shtoi, kanë hetuar thellësisht cdo bëmë të UCK-së, por nuk kanë gjetur asnjë provë.

“Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka hetuar thellësisht cdo bëmë të UCK-së. Unë jam dëshmitar për shkak të detyrës, se cfarë është bërë dhe si është marrë pjesë me vullnet të plotë, për të gjetur atë shtëpinë e verdhë, e cila nuk ekziston, të paktën deri më sot, nuk ka asnjë provë të ekzsitencë të provës së saj, e thonë të gjitha institucionet. UMNIK, EULEX, Gjykata të përziera dhe bio, kanë administruar procesin e hetimit të kri meve të lu ftës çlirimtare në Kosovë. 21 vite gjykata pas gjykatave për udhëheqësit e saj nuk njoh në planet. Për dy dekada drejtësia e Kosovës ka qenë në kontrollin e drejtësisë ndërkombëtare dhe është falë këtij fakti, që Kosova që të ketë gjykata daha më të mirë se të Shqipërisë. Por në 20 vite nuk e di, të ketë dalë ndonjë nivel institucional apo figurë me autoritet në Kosovë që të mos ketë pasur gati shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe të mos jetë përgjigjur ‘gatitu’ në resht për një bashkësisë ndërkombëtare për kr imet e luf tës.

Kur Ramush Haradinaj merrej me këtë sagë, unë jam dëshmitar okular, i një vizite në shtëpinë e të atit, i cili i ka dhënë luf tës më shumë djem sesa janë krijuar parti politike në Kosovë dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku e shoqja, një nënë e re rriste fëmijët dhe në mes të shtëpisë ishte një nga ato radhët me gardh druri për të mbajtur bebet që të mos lëviznin dhe nga ai i imazh te imazhi i pritjes finale, që prapë nuk doli finale, kur Ramushi zbret nga avioni dhe ato bebet nga rrethi i drunjtë janë bërë marshalla, në pritje të një të pafajshmi, që 10 vite mirë i la rrugëve të drejtësisë ndërkombëtare dhe sot vijon të jetojë me hijen e një pe rse kuptimi, sepse dal i pafajshëm, më thërret prapë, nuk provon asgjë dhe më paragjykon. Komandant në një nga zonat më të ash pra të Dukagjinit, ka udhëhequr një luf të, jo marshim paqeje. Dmth sikur të më thoshin se mund të ndodhë prapë, derisa lexova këtë të djeshmen do të thoja edhe mundet, por pas asaj të djeshmes nuk çuditem më. Jo më larg se vitin e kaluar doli prapë i pafajshëm (Haradinaj) njëlloj si Fatmir Limaj” tha Rama.