ë prej fillimit të muajit shkurt ne e kemi thënë se personat asimptomatikë mund të transmetojnë COVID-19, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Por ne kemi nevojë për kërkime të mëtejshme për të përcaktuar shtrirjen e këtij transmetimi”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kërkimet po vazhdojnë”, shtoi ai në një konferencë shtypi në lidhje me pandeminë e koronavirusit duke përmendur debatin që rezulton nga deklaratat e OBSH-së ditët e fundit mbi këtë çështje.

Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte deklaruar nëpërmjet një zyrtari se personat me Sars-Cov-2 mund të mos jenë infektues nëse janë asimptomatikë, një pretendim i ri domethënës për të kuptuar sëmundjen e koronavirusit (COVID-19), shkruante faqja e internetit edition.cnn.com.