Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i në takimin e Dhomës amerikane për klimën e biznesit, u shpreh se pandemia e kapi të gjithë botën të pa përgatitur dhe në situata të paprecedenta edhe masat duhet të jenë të tilla. Në klimën e biznesit për ministrin ka ndikuar edhe konflikti politik dhe protestat e opozitës.

“Pandemia e kapi edhe botën të papërgatitur. Ato masa që u morën për tërmetin nuk merren në këtë pandemi. Situata e acaruar politike e dëmton sipërmarrjen. Kriza e sajuar politike që opozita braktisi parlamentin dhe të dezertojë nga zgjedhjet e qershorit nuk ishin zgjedhjet e duhura.

Indikatorët negativ ndihmojnë për t’u përmirësuar. Kohët janë të paprecedenta dhe masat duhet të jenë të tilla. Ka një element të përbashkët me të gjitha sondazhet, një nga ato është klima e sajuar politike. Braktisja e parlamentit nuk ishin hapi i duhur” tha ai.