Pandemia COVID-19 po rezulton një sfidë për turizmin në shkallë globale.

Kjo pasi pothuaj të gjitha shtetet e botës vendosën karantinën e detyruar dhe bllokuan që të gjitha lëvizjet dhe fluturimet jashtë vendit. Kjo pandemi ka godituar edhe turizimin shqiptar.

Ndërkohë për të nxitur turizimin e brendshëm fotografi Valter Zhara ju sjell këto kartolina të natyrës shqiptare, të cilat mund të shërbejnë si destinacionet tuaja verore brenda Shqipërisë.

Lëpusha, Alpet Shqiptare, Shëngjergji, Mali me Gropa, Shebenik, Laguna e Kune Vain, Llogarja dhe shumë të tjera janë disa nga vendet që fotografi Zhara ka sjellë për publikun.