Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm në 10 ditët e fundit nga ISHSH janë kryer në terren rreth 7 mijë kontrolle dhe monitorime në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ju bën edhe njëherë thirrje për ndërgjegjësim qytetarëve, të jenë edhe më të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe afërmve të tyre për t’u mbrotjur ndaj COVID-19. MSHMS kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdormimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.