Vetëm 3 ditë pas fitores 2-1 ndaj Sampdorias, sërish në “San Siro”, Interi kthehet të luajë, këtë herë përballë Sassuolos së De Zerbit (ndeshje e orës 19:30). Duke parë kohën e shkurtër për ta përgatitur dhe dëmtimet apo pezullimet, trajneri Antonio Conte ka bërë disa ndryshime në formacion, në mënyrë dhe që disa të marrin frymë dhe të jenë gati për fundjavën, ku do të luhet sërish.

Kështu, në të djathtë do të luajë titullar Moses, me Candrevan në stol. Në mesin e fushës Gagliardini, titullar edhe me Sampdorian, përkrah Barella. Në mbrojtje Skriniar dhe Bastoni, me Ranocchia në qendër. Edhe Lautaro ulet në stol dhe titullar e nis Sanchez, ashtu si Biraghi në krahun e Young.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Bastoni, Ranocchia, Moses, Barella, Gagliardini, Biraghi, Eriksen, Lukaku, Sanchez. Tr.: Conte

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Magnanelli, Obiang; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo. Tr.: De Zerbi