20 Qershor- Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vijon intensivisht kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1755 inspektime në subjekte, është pezulluar 1 aktivitet dhe janë vendosur 2 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.

Gjatë kësaj jave janë kryer mbi 9 mijë inspektime për masat ndaj COVID19 dhe janë marrë rreth 50 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje.

ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdormimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.