Galatasaray ka lejuar fansat që të vendosin fotot e tyre në shkallët e stadiumit. Ekipi turk do të luajë nesër kundër Gaziantep në orën 20:00 në kampionat. Ekipi vendas vjen pas 3 ndeshjesh pa fitore dhe i duhet të gjejë ritmin me fitore.Interesant është fakti që pjesa më e madhe e stadiumit do të jetë e mbushur me foto tifozësh të thjeshtë, ndërsa ka rënë në sy një foto e publikuar nga klubi turk. Kobe Bryant shfaqet në të, duke buzëqeshur dhe i veshur me fanellën e Gallatës.