Ministri i Brendshëm ka propozuar njohjen e gjuhës së minoriteteve apo pakicave kombëtare në Shqipëri. Sandër Lleshaj ka përgatitur draft-projektin që pritet t’i dërgohet Kuvendit për diskutim, por propozimi bëhet për ato raste ku komuniteti përbën 20 për qind të popullsisë. Sipas këtij projekti, shteti shqiptar planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky personat që i përkasin kësaj pakice kombëtare, përbëjnë 20% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Nga ana tjetër me kërkesë të minoriteteve edhe tabelat, të cilat deri më tani janë cilësuar si të paligjshme, do të jenë në dy gjuhë. Ne Ligjin 96/2017, per “Perdorimin e gjuhes” thuhet: “Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore”. Kërkesa do të shqyrtohet brenda 60 ditëve që nga dita e paraqitjes në njësinë bazë të qeverisjes vendore.