Autoritetet shëndetsore gjermane njoftuan rritjen me 555 raste të reja me koronavirus. ”Rastet e çojnë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në Gjermani që nga fillimi i epidemisë në 185 416”, sipas institutit gjerman për sëmundjet infektive ”Robert Koch” (RKI).

Numri i vdekjeve u rrit me 26 gjatë 24 orëve të mëparshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vde kjeve në 8 755. ”Janë shëruar 400 pacientë duke çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kaluan virusin në 171 200”, sipas RKI. Shkalla e riprodhimit, që mat aftësinë përhapëse të sëmundjes, ka rënë nën vlerën kritike 1, në 0,86, që do të thotë se çdo person i infektuar po përhapet virusin në më pak se një tjetër.