Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Interit dhe Sampdorias. Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Interi i Antonio Contes do të tentojë ta rinisë mbarë në Serie A, pas tre muajsh pushim për shkak të pandemisë.

Interi do të jetë me disa mungesa të rëndësishme, veçuar Sensin dhe Marcelo Brozovicin. Ndeshja mes Interit dhe Sampdorias zhvillohet në ‘San Siro’ nga ora 21:45, raporton Gazeta Express. Sampdoria (3-5-2) Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley; Thorsby, Linetty, Bertolacci, Jankto, Murru; G. Ramirez, La Gumina.