Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bën të ditur se, të gjitha bizneset ushqimore, që operojnë në fushën e prodhimit, ambalazhimit dhe tregtimit, duhet të aplikojnë në Drejtoritë Rajonale të AKU-së, për etiketat e reja në produktet ushqimore, të cilat hyjnë në fuqi më 20 korrik 2020. Biznesi aplikon në Drejtoritë Rajonale të AKU-së, që janë në 12 qarqet e vendit.

AKU bën të ditur se, janë ekspertët përkatës të AKU-së, ata që miratojnë përmbajtjen që duhet të ketë etiketa përkatëse për produkte të caktuara dhe më pas ajo i bashkëngjitet produktit për të kaluar më pas në tregjet e shitjes. Procesi i etiketimit të produkteve nuk ka kosto shtesë për produktin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon në infomimin e operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) se më datë 19 korrik 2020 hyn në fuqi vendimi i ri i qeverisë “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”. Etiketimi i ushqimeve dhe informimi i konsumatorit, është një komponent tepër i rëndësishëm i mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, pasi përbën identifikimin dhe vlerësimin e produktit ushqimor që ofrohet për konsum nga pikëpamja e kritereve të cilësisë dhe sigurisë.