580 fermerë kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020, nga qarku i Elbasanit. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur për ATSH-në se, “fermerët kanë aplikuar për një vlerë financiare përfitimi në rreth 102 milionë lekë”. Qarku i Elbasanit renditet ndër 6 qarqet kryesore me numrin më të lartë të fermerëve aplikantë, duke lënë pas qarqet si Durrësi, Tirana e Lezha.

Blegtoria, bletaria dhe fermat bio, janë tre sektorët kryesorë për të cilët fermerët e Elbasanit, kanë treguar interesin më lartë të përfitojnë nga Skemat e Mbështetjes. Ndërkohë që numri i fermerëve aplikantë këtë vit, krahasuar me një vit më parë është në trend rritës dhe AZHBR njofton se pas 10 ditëve që është mbyllur procesi i aplikimit do të fillojë vlerësimin e fermerëve përfitues.