Nënkrytetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka humbur sot një të afërm të tij. Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se ka humbur djalin e tezes, i cili është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19.

Ish-deputeti i PD shkruan se Luan Qemo ka ndërruar jetë sot dhe shkruan se do i mungojë shumë pasi me të është rritur. “Homazh per shokun, vellain, mikun dhe djalin e tezes ing. Luan Qemo te cilit Covid 19 sapo i mori jeten. Kemi ecur sebashku qe femije fare te vegjel e deri me sot. Do me mungosh shume…”, shkruan Spaho.