Këngëtarja Ledina Çelo do t’i rikthehet muzikës pas kaq shumë viteve! Ledina e ka dhënë personalisht lajmin, pas publikimit të një fotoje në Instagram, ku shkruan se së shpejti do të publikohet kënga e re. Nga një video të publikuar në Instastory, dëgjojmë që kënga do të jetë tipike verore me ritëm, ndryshe nga sa jemi mësuar ta dëgjojmë Ledinën me baladat e saj të mrekullueshme.

E larguar prej vitesh në Gjermani sëbashku me familjen e saj, “Kam rënë në dashuri me këngën time të re”, shkruan Ledina në postimin e saj ku shfaqet duke e dëgjuar nga kasetofoni i makinës. E larguar prej vitesh në Gjermani sëbashku me familjen e saj,

Këngëtarja e cila jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët, rikthehet për herë të parë që nga debutimi në Këngën Magjike me këngën “Gaboja”. Ajo fitoi vendin e dytë në festival dhe çmimin si Balada më e mirë asokohe! Kënga e re duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi edhe koleget e saj Aurela Gaçe dhe Rovena Dilo, shprehen se mezi po e presin ditën!