Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, mund të largohet nga Italia në merkaton e verës. Shtatlarti pritet të largohet drejt Anglisë me ekipin e Manchester City-t që mund të fitojë garën për të.

Senegalezi dukej se ishte më pranë skuadrës së Manchester United, por janë 75 milionë eurot e Pep Guardiolës që bindin ekipin e Napolit. Il Mattino e konsideron të kryer një lëvizje të tillë. Newcastle nga krahu tjetër donte të niste projektin nga mbrojtësi i Serie A, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Koulibaly nga krahu tjetër do ta vazhdojë karrierën në Angli, por me “Qytetarët”.