Deputeti Ilir Beqaj përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ditën e djeshme u arrit një numër rekord i rasteve të reja me Covid-19 “Dje, e premte, 19 qershor në të gjithë botën u arrit rekordi i rasteve të reja me Covid 19. 181 mijë raste të reja në ditë.Që prej fillimit të pandemisë, dje:Brazili kapërceu pragun e 1 milion të prekur;Mbretëria e Bashkuar kapërceu pragun e 300 mijë të prekur;Irani kapërceu pragun e 200 mijë raste të prekur; Kanadaja kapërceu pragun e 100 mijë të prekur.” – shkruan Beqaj.