Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të Çlirim Pekës, i cili në edicionin e lajmeve tha se disa Basha pati një debat e diplomaten amerikane së cilës i kishte thënë sipas Pekës ” un nuk jam Luli Basha, por zoti Basha, kryetar i opozitës”. Teksa ka shpërndarë linkun e lajmit me titull ” Çim Peka: Lulzim Basha i tregoi vendi Yuri Kim, e mori në telefon duke i ulëritur e i tha “Unë s’jam Luli Basha”, ambasadorja e SHBA shkruan “Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”.

Ja çfarë tha Çlirim Peka në një studio televizive:“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha, por jam kryetari i opozitës.

Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim. Deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,”./Tema