Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard është fotografuar në rrugët e Tiranës duke shëtitur i qetë dhe me veshje sportive si një qytetar i zakonshëm.Në këtë ditë pushimi Borchard ka hequr kostumin e diplomatit dhe ka zgjedhur të shijojë kryeqytetin.Arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore mes palëve politike ka bërë që ndryshe nga fundjava e kaluar ku ambasadorët u ‘ngujuan’ në rezidencën amerikane për të arritur konsensusin, këtë të diel të rrinë të relaksuar për të shijuar pushimin e së dielës.