Që raportet e Zlatan Ibrahimovic me Milan ishte prishur, kjo dihej. Por përplasja e fundit me administratorin e deleguar të klubit, Ivan Gazidis ka vulosur largimin e sulmuesit suedez në fund të sezonit. E sigurt për këtë është “La Gazzetta Dello Sport”.

Sipas të përditëshmes italiane, Ibra do të ndihmojë skuadrën kuqezi në misionin e vështirë për të siguruar një vend në Europë dhe më pas do të thotë lamtumirë. Duke qëndruar në raportimet e prstigjozes sportive, kjo konfirmohet edhe nga përpjekjet e Milan në merkato për të gjetur një tjetër sulmues.