Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër në selinë e PD-së. Duke folur për gazetarët, Basha tha se është bërë progres, por ka mbetur ende dhe 1 çështja pa u zgjidhur.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.” – tha Basha.