Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim do të zhvillojë sot një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Takimi sipas burimeve do të zhvillohet në orën 11:00 në Presidencë.

Nuk dihet ende tema konkrete e takimit por në fokus do të jenë zhvillimet politike, reforma zgjedhore si dhe platforma e Presidentit Meta me 14 pika, e cila u publikua rreth një javë më parë.