Almeda Abazi është një nga femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar dhe atë turk. Ajo herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet në rrjetet sociale apo me deklaratat nëpër intervista.

Por së fundmi, Almeda ka kthyer sytë nga vetja me look-un e ri. Duke qenë se vera erdhi dhe temperaturat u rritën, aktorja ka menduar të ‘çelë’ paksa portretin e saj, duke hequr dorë nga ngjyrat e errëta.

Almeda ka postuar në “Instagram” foto ku tregon rezultatin përfundimtar të flokëve. Ajo ka shtuar shumë fije highlights, të cilat e bëjnë look-un e saj akoma më veror dhe u fiksuam! Almeda Abazi: “Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”