Bashkimi Europian, ka reaguar pas akuzave të një portali të panjohur në gjuhë të huaj, dhe përkthimit me shpejtësi nga disa media pranë opozitës, që i drejtoheshin Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, dhe Ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Akuzat ne fakt ishin kopje e atyre qe bejne lideret e PD-LSI dhe Ilir Meta ndaj ambasadoreve, ndaj mesazhi i BE ka dy here kuptim.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, shkruan se akuzat janë të pabaza, dhe se qëndrimet e delegacionit të BE në Tiranë janë qëndrimet zyrtare të Brukselit, duke rrezuar njekohesisht akuzat nga kushdo ato vijne.

“Shqipëria: Akuzat në disa media hedhin dyshime mbi punën e delegacionit të BE në Tiranë, këto akuza janë të pabaza. Pozicionet e shprehura nga Delegacioni i BE në Tiranë Janë pozicionet e BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyeshme, përfshirë në reformën zgjedhore, të udhëhequr nga Luigi Soreca, dhe ekipi i tij për të afruar Flamurin e Shqipërisë më pranë Flamurit të Bashkimit Evropian”-shkruan zëdhënësi i BE.