Presidenti Ilir Meta ka përshëndetuar mesazhet e djeshme nga BE, përkatësisht nga komisioneri për zgjerimin Varhelyi por dhe nga Soreca për Reformën Zgjedhore. Pikërisht Meta thotë se zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për ‘Zgjedhoren’ dhe KE mezi pret të shënojë lajm pozitiv për Shqipërinë.

STATUSI NGA ILIR META Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! ????