Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se takimi me palët e Këshillit Politik ka qenë konstruktiv dhe se kjo duhet të vazhdojë ditën e nesërme. Soreca tha se kufijtë për reformën zgjedhore janë vendosur nga OSBE/ODIHR dhe se përfundimi i kësaj reforme do të ndihmonte shumë vendin për të ardhmen e tij drejt BE por dhe shqiptarët.

“Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpëjtë. Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë. Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, tha Soreca.