Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të qëndrojë te Milani në rast se largohet Paolo Maldini. Sulmuesi suedez u kthye në merkaton e janarit për t’i dhënë një dorë klubit kuqezi pas ftesës personale të ish-kapitenit të kuqezinjëve.

Ai nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë më tek italianët në rast se afrohet në krye të projektit Ralf Ragnick. Suedezi e ka shprehur hapur diçka të tillë dhe drejtuesit kanë në dorë dhe fatin e tij.

Sulmuesi dëshiron që të luajë sërish, por gjithmonë bazuar në vendimin që do të merret me Maldinin. Ai nuk ka ndërmend të jetë pjesë e projektit të Ragnick, madje nuk do të kishte vend, pasi gjermani punon vetëm me të rinj.