Ditën e sotme ‘OFL’ ka ‘goditur’ në qytetin e Durrësi ku ka sekuestruar 1.2 milion litra naftë në pronësi të L. B. & E. SH. Por krahas lajmit për sekuestrimin e kësaj pasurie, ajo që ra në sy në komunikatën e OFL, ishte zëdhënësja misterioze e cila ndryshe nga herët e tjera, sot ka dalë në publik pa syze.

Në nisje të këtij operacioni, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për shkak të mbulimit të syve që ofronte një pamje misterioze. Në atë kohë pyetur rreth mbajtjes së syzeve nga zëdhënësja e OFL, autoritete u shprehën se bëhet për çështje sigurie.