Në prag të merkatos së verës, te Milani idetë për fuqizimin dhe përmirësimin e skuadrës janë thuajse të qarta: buxheti është 75 mln euro (plus gjysma e parave që do të arkëtohen nga shitjet e mundshme). Objektivat do të jenë talentë të rinj, por trajnerit kuqezi, që nuk do të jetë Stefano Pioli por me shumë gjasa Ralf Rangnick, mund të marrë edhe ndonjë futbollist të afirmuar.

Notizie Milan – Occhi su Quaresma dello Sporting Lisbona

Këto javë, Almstadt dhe Moncana kanë punuar mjaftueshëm dhe kanë dalluar dy objektiva interesantë: Eduardo Quaresma, mbrojtës qendre i Sporting Lisbona, dhe Denzel Dumfries, mbrojtës krahu i PSV. Madje, dy ofertat e para janë dërguar: për mbrojtësin e datëlindjes 2002 (18 vjecc) janë ofruar 5 mln euro dhe kartoni i Laxalt, duke marrë refuzimin e parë. Ndërsa, për mbrojtësin e PSV shkëmbimi kokë më kokë me Ricardo Rodriguez, që gjithashtu holandezët nuk e kanë pranuar.

Calciomercato Milan, Celik e Dumfries nomi per la fascia destra … Sportingu, sakaq, po përpiqet të rinovojë kontratën e mbrojtësit Quaresma deri në vitin 2025 duke e ccuar më pas klauzolën për prishje kontrate në 45 mln euro.