Edhe pse do të duhej të ishte një protest ku do të flisnin vetëm artistët, sërish nuk ka munguar ndërhyrja e politikës. Një prej drejtuesve të Aleancës për teatrin Budina, I cili është njëherësh edhe anëtar I Këshillit Kombëtar të PD pas fjalës ka zbritur nga skena dhe ka takuar kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI për të marrë udhëzimet e fundit në lidhje me vijiminn e protestës dhe të njerëzver që do flasin. Madje, vetëm pak minuta më parë, u ngjit në skenë dhe ish ministrja e PD , Karabina duke e politizuar edhe këtë protest.

Kurse Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është afruar avokatit Artan Manushaqja dhe i ka folur për disa çaste në vesh.

Më pas, Kryemadhi shkoi tek regjisori Edmond Budina, dhe bëri të njëjtin gjest