Pasi publikoi parashikimin se nga virusi Covid-19 do të vdesin rreth 300 shqiptarë, del në dritë një tjetër studim i ish zv.ministrit të Arsimit Taulant Muka.Ai thotë se pas shumë hulumtimesh që ka bërë, ka arritur në përfudimin se birra nëse konsumohet të bën “tapë”.

Duke folur për Simpoziumin “Birra dhe shëndeti” shkencëtari ka paraqitur punimin e tij shkencor ku ka konkluduar se pirja e birrës me tepricë vonon periodat te femrat shtatzane.Për më tepër, më poshtë mund të gjeni videon me “xhevahirët” e shkencëtarit të cilat kësaj here ja kanë kaluar edhe atyre të rubrikës satirike “Antena brenda familjes”.