Ilir Meta tani nuk mendonte siç mendon sot, para 20 viteve, kur ishte kryeministër i vendit si përfaqësues i socialistëve. Në atë kohë, presidenti aktual ishte i gatshëm që grevistët e teatrit të Operas dhe Baletit t’i nxirrte nga greva e urisë dhe sikur në Ambasadën italiane të futeshin.

Fjala ishte për 6 ish-punonjës të Teatrit të Operas dhe Baletit, të ngujuar për 6 ditë rresht në Teatrin e Kukullave. Një dite pasi i nxori me forcë nga Teatri i Kukllave ftoi formalisht korrespondentët e huaj në Tiranë. Ishte fundi i dhjetorit të vitit 2000.

Karlo Bollino, i bëri pyetje për pasojat që vijnë nga ndërprerja e grevës së artistëve.. Meta: Karlo, edhe sikur të futen te Ambasada e vendit tend prapë do ti nxjerrim! Sot, Ilir Meta mendon ndryshe.