Pas një mungese të gjatë, rikthehet Vali Korleone, një personazh mjaft i komentuar në media për deklaratat e bujshme që bën. Së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “N’Kosovë show” dhe ka folur për temën më të përfolur kohën e fundit, për koronavirusin. Sipas tij, koronavirusi është prodhuar në laborator privat nga mafja më e fuqishme në botë dhe është hedhur në ajër me drone.

“Koronavirusi është i prodhuar në një laborator privat, është lëshuar nga ajri me drona dhe është ngjitës. Disa njerëz mendojnë se e ka bërë Amerika, Kina apo Rusia. Asnjëra prej tyre s’e ka bërë, por i ka gjetur të papërgatitur. Mendoj që koronavirusin e ka bërë mafia më e fuqishme në planet dhe më e pasura që është me rrënjë nga fshati Corleone. Mendoj që e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj inteligjencës globale”, është shprehur Vali.