Aplikacioni TikTok nga ByteDance Ltd dhe versioni i tij kinez i Douyin zuri vendin e parë në të ardhura nga blerjet brenda aplikacionit në prill, sipas Sensor Tower. Popullariteti i aplikacionit kinez me video të shkurtra, i cili është bërë një fenomen kulturor, shqetëson gjigantët amerikanë të teknologjisë.Gjatë dy viteve të fundit, audienca e shërbimit është rritur për më shumë se 125%. Mendohet se dhe YouTube në pronësi të Google tashmë është duke zhvilluar një aplikacion të ngjashëm me një burim të shkurtër video.

TikTok dhe versioni i tij kinez Douyin treguan një rritje dhjetëfish të të ardhurave, duke arritur në 78 milion dollarë. Kjo është më shumë se YouTube, Tinder dhe Netflix, të cilat fitojnë nëpërmjet pagesës mujore.Tregu kinez, ku aplikacioni njihet me markën lokale Doujin, përbën 86.6% të të ardhurave, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 8.2%.YouTube zuri vendin e dytë në renditje, të ardhurat nga blerjet brenda aplikacionit arritën pothuajse 76 milion dollarë, një rritje prej 57% në krahasim me prillin e vitit të kaluar. Shumica e të ardhurave vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.Ashtu si shumë platforma të tjera të mediave sociale, ByteDance është duke provuar tregtinë në internet, pavarësisht se vazhdon të mbështetet në reklamat si burimin kryesor të të ardhurave.

Ndërmarrja kërkimore Emarketer parashikon që më shumë se 75 milion përdorues amerikanë të rrjeteve sociale të moshës 14 vjeç e sipër do të bëjnë të paktën një blerje brenda aplikimeve sociale në vitin 2020, që është 17.3% më shumë sesa në 2019-ën.Në tremujorin e parë të vitit 2020, TikTok dhe Douyin u shkarkuan 315 milion herë në të gjithë botën, krahasuar me 187 milion vitin e kaluar, shkruajnë analistët e Sensor Tower, duke vërejtur ndikimin pozitiv të COVID-19 në popullaritetin e aplikacioneve për ndarjen e videove.Sipas raportit Conviva, numri i shikuesve të videos streaming në tremujorin e I të vitit 2020 u rrit me 57% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i shikimeve të përmbajtjeve u rrit me 79% në tremujorin e I, ai zinte 72% të kohës së konsumimit të videos.Vetëm në dy javët e para të prillit, konsumi i YouTube u rrit me 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Netflix gjithashtu regjistroi një rritje rekord prej 15.77 milion abonentë në tremujorin e parë të vitit 2020, falë të cilit baza e tij e konsumatorëve u rrit në 182.86 milion.