Sonte është Nata e Kadrit, një ndër më të rëndësishmet për besimtarët myslimanë. Nata kur Kurani zbriti në tokë. Agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 83 vjet. Nata e Kadrit gjendet në një nga dhjetë netët e fundit teke të Ramazanit. Ndonëse është përcaktuar të jetë sot, në të vërtetë askush nuk e di se kur në 10 netët e fundit është kjo natë. Është nata e mëshirës, e faljes dhe e përcaktimit të fatit. Ndaj besimtarë myslimanë, agjërojnë, luten dhe falen. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.