Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se nuk është çudi që virusi të shkatërrohet gjatë verës.

“Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin. Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj.

Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte qe ne thamë.

Virusi kur nuk gjen kushte detyrimisht shkatërrohet dhe nuk përcillet më, nuk mund të jesh mbartës si person i infektuar. Distancomi social solli uljen e sëmundjeve. Premisat janë shumë pozitive, nga rritja e temperaturës, popullsia më e re e Shqipërisë.

Ajo që ne duam me lirimin e masave, është që le të ketë rritje e infeksionit me 0.2 për qind nuk është ky problemi”, u shpreh Brataj për Euro News.