Tiranë, 7 Maj- Në një bashkëbisedim të thirrur nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Drejtuesja e Shërbimit Epidemiologjik dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka deklaruar se këtë muaj është trefishuar numri i testimeve dhe është perforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve.

“Situate duket jo keq, ne kemi trefishuar numrin e testimeve. Ne kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Duke qenë se bie niveli e perhapjes se virusit ateherë mënyra e re që po apliklojmë është gjetja e rasteve në mënyrë aktive.
Nga ana tjeter ne kemi perforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shëbrimin e shëndetit publik por edhe mjekun e familjes.
Aktualisht kemi dy qytete ku kemi transmetim të virusit, Triana, Kruja, por dhe në Shkoder janë evidentuar raste. Zonat e gjelberta janë pa raste pavarëshit që ne kemi rritur numrin e testimeve”, tha Bino.