Nga Astrit Patozi/

Lajm shumë i mirë që Greqia do të marrë punëtorë sezonalë nga Shqipëria. E para, se do të ketë zgjidhje për ato mijëra familje, të cilat e kanë lidhur jetën prej vitesh me atë punë. Por më e rëndësishmja, sepse është nje shenjë e qartë që bota dhe rajoni po i kthehen ngadalë normalitetit të ekonomisë dhe biznesit.

Por kjo nuk ka aq shumë lidhje me ne, se sa me nevojat dhe politikat e hapjes së shtetit helen. Problemi është se ne nuk duhet të punojmë vetëm në dhënie në këto ditë te vështira, por edhe në marrje. Ajo që shqiptarët duan te degjojne eshte se kur do te jemi gati te presim pushues, te pakten nga vendet fqinje, por kete askush nuk e thote.

Qeveria eshte e zënë me bilancet dhe po kerkon deshpërimisht nje vend nderi ne tabelen e emulacionit boteror, kur te mbaroje pandemia. Por kjo nuk do te kishte asnje vlerë, nëse nuk do te dimë se kur dhe si të hapemi për verën, që është në prag.

Deti nuk mund te konsiderohet në asnjë rast luks, por si një aset i çmuar që mund ta lehtesojë sadopak dhimbjen e shkaktuar nga izolimi i gjate.

Së pari, për industrinë e turizmit, më e goditura nga të gjitha prej pandemisë. Por edhe një si nje çlirim psikologjik për gjithë shoqerine, që prej disa muajsh është në përgjim të lajmeve të mira, të cilat, ose vijnë me pikatore, ose nuk mbërrijnë fare, ngaqë e mbyll rubinetin udhëheqësi i vetëm i partisë dhe i popullit.